ATK-ja tejkalon planin e të hyrave

05 prill 16:19

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vazhduar me rritje të performancës, ku vetëm gjatë muajve muajin janar-mars 2018 nga të hyrat e rregullta ka arkëtuar 107.7 milionë euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ATK-ja ka shënuar rritje për 12.7 milionë euro apo 13.3 për qind më shumë.

Ndërsa, në raport me planin e të hyrave, ATK-ja ka mbledhur 5.3 për qind më shumë të hyra. “Të hyra të njëhershme nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) gjatë muajit janar janë arkëtuar 9.97 milionë euro, të cilat nuk janë përfshirë në të hyrat e rregullta. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 31.4[1] milionë euro të hyra për FKPK. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 149.0 milionë euro”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi, rezultatet pozitive për rritjen e të hyrave, janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve. “Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”, është thënë në këtë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi pritet të janë titullar në…