ATK-ja vjen me njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit

26 nëntor 2020 | 11:46

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar se tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vijim.

Mirëpo, ATK-ja ka bërë me dije se ende disa nga këta tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin “EDI”, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin “EDI” nuk është i saktë.

Kjo mund të jetë edhe pasojë që disa nga tatimpaguesit edhe pse kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave nuk kanë përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë.

Andaj, ATK-ja ka kërkuar që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare.

“Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin ‘EDI’ nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria”, ka njoftuar ATK-ja.

Sipas ATK-së, llogaria bankare në sistemin “EDI” duhet të jetë në emër të biznesit.

“Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, thesari i Kosovës do të bëjë pagesën në llogarinë tuaj, në afatin sa më të shkurtër”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu…