ATK: Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

05 qershor 2026 | 17:25

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar trendin pozitiv të mbledhjes së të hyrave tatimore edhe gjatë pesëmujorit të parë të vitit.

“Për periudhën janar – maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro”.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 57 milionë euro, ose 12.4% më shumë. Rritja e të hyrave tatimore është rezultat i aktiviteteve operative, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave që mbështesin luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda autoritetit tatimor”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Internacionalizmi proletar i LV-së…