ATK thirrje qytetarëve që t’i denoncojnë rastet ku punëdhënësi nuk u ka paguar kontributet pensionale

10 dhjetor 2020 | 15:18

Duke pas parasysh që jeni në periudhën kur shumë shpejt do të nis implementimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e me theks të veçantë aplikimi për tërheqjen e 10% nga Fondi i Kursimeve Pensionale, ATK i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë dyshime që punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet pensionale të parapara me ligji, t’i denoncojnë këto raste në linjën pa pagesë 0800-80-800, si dhe në adresat elektronike [email protected] ose [email protected]. Kështu është  thënë  në komunikatë në komunikatën për medie të  ATK-së . “ATK do të ndërmarr të gjitha masat ndaj secilit biznese, i cili vërtetohet se nuk i ka kryer këto obligime. Po ashtu, Administrata Tatimore kërkon edhe nga tatimpaguesit që t’i rishikojnë listat e punëtoreve të tyre, pasi që ATK ka identifikuar raste kur pagesa e kontributeve pensionale është bërë në TRUST, mirëpo nuk është  aranzhuar lista e punëtoreve”, është thënë në komunikatë .

“Sipas statistikave të cilat i ka ATK që nga muaji janar 2020 deri më sot janë realizuar 235 vizita, të cilat kanë kontribuar në regjistrimin e punëtorve dhe 28 kontrolla, të cilat si fakte në rast kishin punëtore të paregjistruar dhe mos mbajtje të Tatimit në Burim. ATK është në vazhdimësi duke trajtuar bizneset, të cilat nuk i kanë paguar kontributet pensionale, ndaj të cilëve është  duke ndërmarrë të gjitha masat që parashihen me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, janë trajtuar dhe janë duke u trajtuar të tilla raste edhe nga faktet e ofruara nga palët e treta, të cilat sikurse rastet tjera janë në duke u trajtuar nga departamentet përkatëse”, është  në  komunikatë.

Sipas ATK-së , sipas analizave të bëra në pasqyrat e tatimpaguesve është një numër i bizneseve që brenda vitit 2020, në të shumtën e rasteve kanë deklaruar kontributet pensionale mirëpo kanë mbetur të papaguar.  “Ndër të tjera, ATK ju njofton se sipas analizave të bëra në pasqyrat e tatimpaguesve është një numër i bizneseve që brenda vitit 2020, në të shumtën e rasteve kanë deklaruar kontributet pensionale mirëpo kanë mbetur të papaguar, si dhe në rastet e gabimeve në deklarim”, thuhet në  komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…