Atlanta fitoi pas dy shtesave, dështon Houstoni

10 shkurt 2020 | 15:16

Mori fund seria prej katër fitoresh radhazi e New York Knicks dhe kjo ndodhi në transfertën ndaj Atlanta Hawks, që rezultoi të ishte një sfidë spektakolare dhe për të përcaktuar fituesin u desh luajtja e dy kohëve shtesë.

Në “State Farm Arena” të Atlantës, ishin miqtë ata që e nisën më mirë sfidën dhe arritën të krijojnë një avantazh të konsiderueshëm, por dy fraksionet e radhës folën për Hawks, që përmbysën gjithçka dhe kaluan plot 11 pikë në avantazh. Megjithatë Knicks reaguan në mënyrë perfekte në pjesën e fundit dhe arritën të rikthejnë baraspeshën, ndërsa më pas u desh të luhej dy herë koha shtesë, për të përcaktuar fituesen, qwë ishte Atlanta me shifrat 140-135.

Basketbollisti 21-vjeçar i Atlantës, Trae Young ishte protagonist në mbrëmjen e djeshme, duke arritur të shënojë 48 pikë, të rikuperojë një top dhe të japë 13 asistime, ndërsa për Knicks spikati Julius Randle me 38 pikë, 13 rikuperime dhe 5 asistime. Los Angeles Clippers kanë lënë menjëherë pas krahëve humbjen në transfertën ndaj Minnesotta Timberwolves, pasi ia dolën të marrin një fitore të thellë 92-133, në sfidën e zhvilluar në Cleveland përballë vendasve të Cavaliers. Të udhëhequr nga dyshja Lou Williams dhe Paul George, me 47 pikë, 11 rikuperime dhe 7 asistime të dy së bashku, Clippers nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren dhe arritën të jenë dominueës në të 4 fraksionet e lojës. Houston Rockets zhgënjejnë sërish, këtë herë në “Toyota Center” përballë poblikut vendas, ku humbën vetëm me një pikë diferencë 113-114 përballë Utah Jazz.

Vendasit vinin një disfate në transfertë ndaj Phoenix Suns dhe të gjithë prisnin reagimin, por në fund ishin Jazz që festuan. Forma e mirë e Russel Westbrook, që realizoi 39 pikë, rikuperoi 6 topa dhe dha 4 asistime, nuk u shërbeu aspak Rockets, ndërsa vijon të mos bindë plotësisht basketbollisti tjetër i vendasve, Jamie Harden. Në takimet e tjera, Philadelphia 76ers triumfoi me rezultatin 118-111 përballë Chicago Bulls, Washington Wizards u mposht në shtëpi me shifrat 99-106 nga Memphies Grizzlies, ndërsa Portland Trail Blazers fitoi 115-109 ndaj Miami Heat. /SS/

Rezultatet

Washington W. – Memphis G.           99-106
Philadelphia 76ers-Chicago B.          118-111
Atlanta H. – New York Knicks           140-135
Houston R. – Utah Jazz                       113-114
Cleveland C.-LA Clippers                    92-133
Portland Trail B. – Miami H.               115 -109

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me…