Atletico arrin fitoren e tretë radhazi

31 tetor 2020 | 22:31

Atletico e Madridit siguron fitoren e tretë radhazi në La Liga. “Los Colchoneros” fitoj lehtësisht 1-3 në “Pamplona” ndaj Osasunas, sfidë ku spikati Joao Felix me dy golashë të shënuar dhe një penallti të humbur.

Talenti portugez e zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë, me 11-metërsh, por gaboi sapo nisi e dyta po nga pika e bardhë e penalltisë, duke goditur shtyllën.

Gjithsesi, në të 69-ën realizoi të dytin personal me një goditje të jashtëzakonshme nga vija e 16-metrave, me topin që përfundoi në rrjetë.

Budimir hapi përkohësisht sfidën në minutën e 82-të, por dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Torreira mbylli përfundimisht takimin me golin e 1-3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka shënuar fitoren e dytë radhazi në elitë,…