Atletico e ka seriozisht ofertën për Hysajn  

09 qershor 2019 | 16:31

Skuadra e Atletico Madridit ka bërë një ofertë zyrtare për Elseid Hysaj, e cila është në vlerë prej 25 milionë euro. Lajmi është konfirmuar nga “Corriere dello Sport”.

Mirëpo skuadra aktuale e Hysajt, Napoli kërkon 30 milionë euro për mbrojtësin shqiptar.

Transferimi i Hysajt në La Liga duket i mundshëm, pasi ai nuk e ka vendin e sigurt në formacionin bazë te Napoli, kurse në anën tjetër trajneri Diego Simeone e dëshiron me çdo kusht.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj…