Atletico Madrid futet në garë për Rashfordin

18 dhjetor 2025 | 16:08

Atletico Madrid ka shfaqur interesim konkret për sulmuesin anglez, Marcus Rashford, i cili është i huazuar te Barcelona nga Manchester United.

Me minutat e kufizuara dhe rolin dytësor nën drejtimin e Hansi Flick, Rashford po shqyrton seriozisht një largim në fund të sezonit.

Sipas mediave spanjolle, Diego Simeone e sheh 28-vjeçarin si profil ideal për lojën e Atleticos, duke i garantuar rol kryesor në repartin ofensivë.

Manchester United nuk e ka në planet afatgjata dhe është i hapur për shitje, ndërsa klubi madrilen tashmë ka nisur kontaktet për të realizuar marrëveshjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Neymarit në Brazil është bërë temë e…