Atletico Madridi përballet sonte me Arsenalin në Ligën e Kampionëve

29 prill 2026 | 11:39

Atletico-Madrid dhe Arsenal do të përballen sonte në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Ligën e Kampionëve.

Kjo përballje që nis me fillim nga ora 21:00.

Këto dy skuadra ishin përballur edhe më herët në kompeticione të rëndësishme.

“Topçinjtë” e kishin mposhtur skuadrën e Diego Simeones me rezultat 4:0 në Ligën e Kampionëve më 21 tetor të vitit të kaluar.

E në International Champions Cup, dy ekipet ishin përballur më 26 korrik të 2018-s.

Ndeshja e parë ishte mbyllur barazim 1:1, kurse takimin e dytë e kishin fituar spanjollët me rezultat 3:1.

Kjo përballje anglo-spanjolle ishte edhe në kuadër të Europa League në po të njëjtin vit.

Loja e parë kishte përfunduar barazim 1:1, kurse të dytën e kishte fituar ekipi i Diego Simeones.

Derisa mbrëmë një ndeshje super fantastike ishte ajo mes PSG-së dhe Bayern Munchenit, ku u realizuan hiç më pak se 9 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i humorit, Vedat Bajrami ka bërë paraqitjen e radhës…