
Atletico mezi e mposhti Gironën
13 mars 2023
| 23:12
Atletico Madrid ka shënuar fitore minimale si mysafir i Sporting Gironës, 0:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligës.
Një gol i Alvaro Moratës në minutën e katër të lojës shtesë fillimisht u anulua, mirëpo goli u pranua pas rishikimit me sistemin VAR.
Atleticoja e përforcon sadopak pozitën e tretë me 48 pikë, tri më shumë se Real Sociedadi që u ndal me barazim te Real Mallorca.
Ndërkaq, Girona zë vendin e 12-të me 30 pikë.