Atletico mund Barcelonën në ‘Camp Nou’, PSG fiton ndaj Liverpoolit

08 prill 2026 | 23:59

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve në Ligën e Kmapionëve, me fitore të rëndësishme për Atletico Madridin dhe Paris Saint-Germain.

Skuadra madrilene ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales, pasi triumfoi në “Camp Nou” ndaj Barcelonës me rezultat 0:2. Ndeshja ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, por mysafirët u treguan më efikasë në momentet vendimtare.

Golin e parë e realizoi Julian Alvarez në minutën e 45-të nga goditja e lirë, duke përfituar edhe nga epërsia numerike pas kartonit të kuq për Cubarsin.

Në pjesën e dytë, Barcelona ushtroi presion në kërkim të barazimit, por ishte Alexander Sorloth ai që në minutën e 70-të vulosi fitoren e mysafirëve për 0:2.

Fitore me të njëjtin rezultat shënoi edhe PSG, që në “Parkun e Princave” mposhti Liverpoolin me rezultat 2:0. Kampionët në fuqi të Evropës e nisën ndeshjen në mënyrë ideale, me golin e Desire Doue në minutën e 11-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 65-të.

Këto rezultate i vendosin Atletico Madridin dhe PSG-në në pozitë shumë të favorshme për kualifikim në gjysmëfinale, para ndeshjeve të kthimit që luhen pas një javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Rahoveci ka arritur një fitore shumë të rëndësishme…