Atletico ndan pikët me Gironan

20 janar 2018 | 18:30

Atletico Madridi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Gironas.

Përkundër që kaloi në epërsi në minutën e 34 Atletico nuk arriti të mbajë avantazhin e një goli deri në fund, raporton Koha.net. Ishte Griezmann që shënoi pas asistimit të Diego Costas.

Mysafirët arritën të barazojnë shifrat në minutën e 73 përmes Portus, që realizoi pas asistimit nga Espinosa.

Atletico mban evendin e dytë tani me 43 pikë, kurse Girona në vendin e tetë ka 27 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ed Sheeran ka njoftuar se është fejuar me të dashurën…