
Atletja Bakraqi përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike
03 korrik 2024
| 11:11
Atletja Gresa Bakraqi do ta përfaqësojë Kosovën në sportin e atletikës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Lajmin e ka bërë me dije Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Pejania do të garojë në disiplinën e 800 metrave.
“Gresa merr pjesë me ftesë të universalitetit, pas përzgjedhjes së bërë nga komisioni përkatës i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF)”, ka njoftuar KOK-u.
