
Atletja Erisë Avdullahu e pafat në garën e 800 metrave
24 korrik 2025
| 16:13
Atletja e Kosovës, Erisë Avdullahu, ka qenë e pafat në garën e 800 metrave në EYOF Shkupi 2025.
Erisa doli e nënta, ndërsa tetë vendet e para u kualifikuan në finale.
Garuesja jonë pati kohën 2 minuta e 10.53 sekonda, vetëm 1.13 sekonda më pak se atletja që u kualifikua në tetë më të mirat.
Në baterinë e saj, Avdullahu doli e pesta nga tetë garuese, ndërsa në total morën pjesë 16 atlete.
Pavarësisht mos kualifikimit në finale, Erisa, shpresë olimpike e KOK-ut dha shpresa për të ardhme të ndritur.