Atmosferë e zbehtë sonte në sheshet e Prishtinës, festohet në lokale

28 nëntor 2021 | 19:52

Vetëm qytetarët që rastisin të kalojnë për obligime personale shihen sonte në sheshet e Prishtinës.

Megjithëse sot shënohet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk ka qytetarë që kanë vendosur të festojnë në ambient të hapur, njofton Klankosova.tv.

Kjo ndoshta meqë këtë mbrëmje po bie shi, ose edhe sepse nuk ka ndonjë aktivitet që po shënohet.

Ekipi i Klan Kosovës që po qëndron në sheshet e Prishtinës, raporton se lokalet janë mbushur me njerëz dhe me gjasë festa është zhvendosur atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolumnisti Jetlir Buja, ka ironizuar duke bërë ftesë që të…