
Atmosferë e zjarrtë para përballjes Shqipëri – Serbi (video)
07 qershor 2025
| 15:40
Nëpër rrugët e sheshet e Tiranës ka filluar të mbretërojë atmosferë e zjarrtë në prag të përballjes në futboll Shqipëri- Serbi.
Grupe të tëra tifozësh ia kanë marrë këngës dhe valles në mbështetje të Kombëtares sonë.
Përmballja me Serbinë është e rëndësishme për kualifikim për Kupën e Botës 2026. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.