
Atmosferë pozitive te Kosova para sfidës ndaj Kroacisë
Në prag të ndeshjes kundër Kroacisë, Përfaqësuesja A e Kosovës në volejboll për vajza po përjeton një atmosferë të jashtëzakonshme brenda kampit stërvitor.
Vajzat po stërviten me përkushtim të madh, ndërsa harmonia, motivimi dhe besimi i ndërsjellë po reflektohen në çdo detaj të përgatitjeve.
Përzgjedhësi Lorik Ilazi, së bashku me asistente Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha, po udhëheqin ekipin me qetësi, profesionalizëm dhe fokus të qartë në objektivin që ka kjo përfaqësuese, për paraqitje sa më dinjitoze në arenën ndërkombëtare.
“Stërvitjet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë, ndërsa lojtaret po tregojnë formë të mirë fizike dhe shpirt gare. Ekipi është i bashkuar, dhe secila prej vajzave po e ndjen rëndësinë e fanellës që mban veshur, duke e parë përballjen me Kroacinë si një mundësi për të dëshmuar cilësitë dhe karakterin e tyre sportiv”, ka njoftuar Federata e Voljebollit të Kosovës.
Ndeshja ndaj Kroacisë zhvillohet më 9 gusht 2035 në Osjek, në kuadër të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026.