
Aubameyangu, besnik i Arsenalit
03 janar 2020
| 13:53
Pierre-Emerick Aubameyang flitet se mund të ndryshojë skuadër, pasi nuk ndihet i lumtur te Arsenali.
Interesimet për sulmuesin nga Gaboni nuk mungojnë, me Interin dhe Barcelonën që dëshirojnë ta kenë në ekipet e tyre.
Të dyja këto ekipe e pëlqejnë shumë futbollistin, dhe mund të bëjnë një sforco për ta marrë në ekipet e tyre respektive.
Megjithatë për t’i larguar këto zëra ka menduar vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se do të qëndrojë te Arsenali. “Medieve angleze u pëlqen të flasin shumë. Tani për tani, jam 100% këtu”, u shpreh shkurt Aubameyang.