Audi dhe Revolut bashkojnë forcat në Formula 1, partnerë titulli për 2026-tën

31 korrik 2025 | 16:53

“Audi” dhe “Revolut” po bashkojnë forcat përpara sezonit 2026 të Formulës 1.

Me ekipin gjerman që përgatitet për sezonin e tij debutues, kompania kryesore “fintech” në botë është bërë partnere titulli, duke iu përkushtuar tërësisht ekipit.

Kjo marrëveshje strategjike bashkon dy marka premium që ndajnë një pasion për sfidat dhe nxitjen e vazhdueshme të inovacionit, si në sportet motorike ashtu edhe në financat globale.

Qëllimi i përbashkët është të krijohen mënyra të reja për të bashkëvepruar me botën e Formulës 1 gjatë fundjavave të garave përmes përvojave unike për gjeneratën e re të tifozëve të sporteve motorike dhe përfitimeve ekskluzive për klientët e “Revolut”.

Paralelisht, “Revolut Business” do të integrohet thellësisht në operacionet financiare të ekipit.

Tifozët do të jenë në gjendje të përjetojnë përfitimet e partneritetit nga afër përmes zgjidhjeve të pagesave të “Revolut” për produktet e ekipit, duke ofruar mundësi blerjeje të produkteve premium dhe intuitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indeksi i Çmimeve të Pronave Rezidenciale në Zvicër (IMPI), i…