Audi prezanton “bishën” RS7 me 591 kuaj fuqi, “dridhen” BMW e Mercedes-Benz

10 shtator 16:48

Amerikanët e gëzuar për ardhjen e modelit të ri, Audi RS6 Avant, në shtetin e tyre tashmë e kanë edhe një arsye për t’u gëzuar. Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Audi, e ka prezantuar të hënën modelin e ri të veturës sportive, RS7 Sportback.

Kjo veturë ka motor me vëllim prej 4.0 litrash me tetë cilindra dhe dy turbombushës, i cili prodhon “vetëm” 591 kuajf fuqi. Përpos motorit me benzinë, RS7 është e pajisur edhe me një bateri elektronike me fuqi prej 48 voltësh, njësoj si modeli RS6 Avant.

Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometrash në orë “bisha” e re mund ta arrijë për vetëm 3.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë. Sidoqoftë, ata që i porosisin pakot “Dynamic” dhe “Dynamic Plus”, mund ta rrisin pragun e shpejtësisë maksimale në 280 ose 305 kilometra në orë.

Modeli RS7 është 20 milimetra më i ulët se modeli standard, A7. Kur vetura zhvillon shpejtësi më të madhe se 120 kilometra në orë, ajo ulet edhe për 10 milimetra për ta përmirësuar kontaktin me presionin e ajrit.

Vetura vjen me rrota prej 21 inçësh, por blerësit mund të porosisin edhe rrota më të mëdha prej 22 inçësh, të cilat janë të pajisura me frerë të bërë nga qeramika dhe karboni.

Blerësit mund të zgjedhin mes 12 ngjyrave të ndryshme, përfshirë dy nuansa të veçanta për modelet RS, e hirta “Nardo” dhe e zeza “Sebring”.

Audi RS7 pritet të jetë konkurrente e fortë e modelve rivale, Mercedes-Benz CLS63 AMG dhe BMW M6 Gran Coupe.

Çmimi i kësaj super-veture nuk është bërë ende i ditur, ndërsa pritet që të dalë në treg gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, shkruan “Motor1”, transmeton Gazeta Express./Përktheu: Nasuf Abdyli/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë - Drejtori i AAC-së, z.Eset Berisha po merr  pjesë…