“Audi RS6 Avant” sfidon “Bugatti Veyron”

15 maj 11:50

Audi RS6 Avant është një automjet me kapacitet të lartë. Ai vjen me një motor 4.0 litra që prodhon 591 kuaj fuqi, por sigurisht edhe me një çmim të lartë duke filluar nga 100 mijë euro.

Gjithsesi, gjithmonë ka mundësi për përmirësime dhe ABT Sportline ka punuar që modeli RS6 Avant të ketë kapacitet prej 700 kuaj fuqi. Dhe, siç thuhet ky është vetëm një fillim i përditësimeve.

Për versionin TenTension të këtij automjeti, Wheelsandmore ka punuar që makina të arrijë 1,000 kuaj fuqi, duke arritur kështu nivelin e një Bugatti Veyron të fuqishëm.

Kështu, Audi RS6 Avant mund të arrijë shpejtësi deri në 330 kilometra në orë, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë automjeti e arrin për 3.6 sekonda.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), Ramush Haradinaj,…