Auditorët e ZKA-së trajnohen për auditime investigative

12 korrik 2023 | 11:51

Auditorët nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Ajtene Llapashtica, auditore financiare dhe Labinot Sadiku, auditor senior i performancës, ndoqën Shkollën Verore të EUROSAI-t për auditime investigative nga 2 – 6 korrik 2023, në Hagë të Holandës.

Në kuadër të programit, auditorët tanë me kolegë nga Britania e Madhe, Franca, Lituania, Shqipëria, Belgjika, Italia etj, patën rastin të mësojnë më shumë për metodologjinë, studimin e rasteve, pyetjet investigative dhe prezantimin e rezultateve të auditimit investigativ.

Më tutje, u prezantuan edhe metodat e auditimit, rastet e studimit dhe procedurat e tjera të cilat ndërlidhen me procesin e auditimit.

Trajnimi u mbajt nga përfaqësues të Institucioneve Supreme të Holandës dhe të Britanisë së Madhe, dhe kishte qëllim ndarjen e përvojave të vendeve të ndryshme për auditimet investigative.

Temat e auditimeve investigative, realizuar nga Institucioni Suprem i Auditimit të Britanisë së Madhe ishin për “Auditimin e Covid 2019”, ndërsa ato nga Institucioni Suprem i Auditimit i Holandës ishin “Gripi i Shpendëve në Holandë”, “Siguria e Objekteve të Ushtrisë”, etj.

Auditimet investigative kishin filluar të realizohen kryesisht nga viti 2019, dhe varësisht nga nevoja. Ndërsa, periudha e realizimit të tyre ishte 12-13 javë.

Qëllimi i këtyre auditimeve është kryesisht prezantimi i gjendjes në fusha të ndryshme përmes analizimit të të dhënave dhe vlerësimit të funksioneve të sistemeve dhe proceseve.

Këto auditime nuk kanë për qëllim dhënien e konkluzioneve dhe rekomandimeve, megjithatë nuk kanë kufizime në këtë aspekt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa është duke…