
Auditorja e përgjithshme dhe rektori i UBT-së bien dakord për ripërtëritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit
03 tetor 2025
| 11:15
Auditorja e përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, së bashku me zëvendësauditorin e përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe ndihmësauditoren e përgjithshme, Myrvete Gashi, zhvilluan takim me rektorin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), prof. dr. Edmond Hajrizi.
Në takim u diskutua ripërtëritja e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe mundësitë që kjo hapë për të ardhmen përmes fuqizimit të kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimit të përvojave.
Palët u dakorduan që përmes kësaj marrëveshjeje të forcojnë partneritetin dhe të kontribuojnë në zhvillimin profesional, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimit të përvojave në fusha me interes të përbashkët.