Auditorja e Përgjithshme takoi përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë

19 dhjetor 2025 | 16:16

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pritur në takim udhëheqësen e ekipit të Qeverisjes së Mirë në kuadër të Projektit Reforma në Administratën Publike/ Menaxhimi i Financave Publike në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Laura Fallavollita.

Takimi u mbajt në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe me qëllim të informimit të dyanshëm lidhur me zhvillimet e fundit.

Auditorja e Përgjithshme mirëpriti vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës, në veçanti mbështetjen e planifikuar për Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Ndërsa Fallavollita foli për hapat e ardhshëm dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në proceset vijuese.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për aktivitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, me fokus në zbatimin e Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026 dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në funksion të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit të auditimit publik.

Në takim morën pjesë edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe Ndihmës Auditorja e Përgjithshme Myrvete Gashi.

Nga Zyra e BE-së ishin Burbuqe Kelmendi, Menaxhere Projekti/Koordinatore Binjakëzimi dhe Edon Kalludra Menaxher i Projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore…