Augsburgu do ta aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të Mërgim Berishës

03 prill 2023 | 14:41

Augsburgu është i vendosur që të blejë kartonin për Mërgim Berishës. Shef ekzekutiv i klubit gjerman, Stefan Reuter ka bërë të ditur se në fund të sezonit, klubi do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të Berishës për 4 milionë euro, shkruajnë mediet turke.

Berisha aktualisht është i huazuar në Augsburg nga Fenerbahçe për një vit, pasi e pati një eksperiencë dëshpëruese në Turqi.

Sulmuesi nga Kosova me t’u rikthyer në futbollin gjerman, ka shpërthyer duke i realizuar 8 gola në 19 ndeshje të zhvilluara deri tash, të cilat e shpërblyen edhe me ftesë e Gjermanisë. Fenerbahçe e kishte blerë lojtarin nga Suhareka për 5 milionë euro në shtator të vitit 2021 nga Salzburgu. E tash, klubi nga Stambolli do t’i marrë 4 milionë nga shitja e Berishës, e cila pritet të ndodhë gjatë verës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të…