Augsburgu synon ta shesë Rexhbeçajn

23 korrik 2025 | 15:13

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, pritet të largohet nga skuadra gjermane e Augsburgut gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve të mediave në Gjermani, trajneri i ri i klubit, Sandro Wagner, nuk llogarit në shërbimet e 27-vjeçarit dhe këtë vendim ia ka komunikuar edhe drejtuesve të klubit gjatë fazës përgatitore.

Në sezonin e kaluar të Bundesligës, Rexhbeçaj regjistroi vetëm një gol dhe një asistim në 27 paraqitje, ndërkohë që kontrata e tij me Augsburgun skadon verën e ardhshme. Duke marrë parasysh këtë situatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta vendosin futbollistin në listën e lojtarëve të gatshëm për shitje dhe tashmë janë në pritje të ofertave për kartonin e tij, i cili vlerësohet rreth 3 milionë euro.

Përpara se të transferohej te Augsburgu, Rexhbeçaj ka qenë pjesë e skuadrave të njohura gjermane si Wolfsburgu, Bochumi dhe Kolni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesë nga shkrimi i gazetarit të njohur shqiptar, Auron Tare…