Australia ndalon përkohësisht vizitorët nga Irani

26 mars 2026 | 08:22

Australia ka ndaluar përkohësisht hyrjen e vizitorëve nga Irani, duke përmendur rreziqet e krijuara nga lufta në rajon dhe mundësinë që qytetarët iranianë të mos largohen pas skadimit të vizave.

Departamenti i Brendshëm njoftoi se masa do të zgjasë gjashtë muaj dhe është në interes kombëtar, ndërsa autoritetet vlerësojnë situatën e sigurisë.

Ndalimi prek shtetasit iranianë që ndodhen jashtë vendit, edhe nëse kanë vizë të vlefshme turistike apo pune. Përjashtime bëhen për ata që janë tashmë në Australi, familjarët e qytetarëve australianë dhe mbajtësit e vizave të përhershme.

Ministri i Brendshëm, Tony Burke tha se vendimet për qëndrimin në vend duhet të jenë të kontrolluara nga qeveria dhe jo pasojë e rrethanave të rastësishme.

Vendimi ka nxitur kritika nga organizata të të drejtave të azilkërkuesve, të cilat paralajmërojnë se masa mund të kufizojë aksesin për personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka shtuar masat mbrojtëse në Ishullin Kharg në javët…