Australia nga kjo javë lejon të gjitha veprimtaritë
Australia është shteti i parë në botë që do të lejojë rihapjen e të gjitha veprimtarive nga kjo javë shkruajnë mediat e huaja, transmeton BW. Ato njoftojnë se në Australi tashmë do të hapen baret, restorantet, parqet dhe pishinat. Raportohet se janë zhvilluar teste masive përgjatë dy muajve të fundit dhe ato vijojnë, pavarësisht prej lehtësimit të masave. Vetëm të shtunën u kryen në mbarë vendin mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.
Kjo lëvizje vjen si pjesë e planit me tri faza për t’i lehtësuar gradualisht masat shtrënguese që prej 8 majit, ndërsa deri në korrik 1 milion qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht. Nga e premtja e 15 majit, edhe New South Wales do të rihapë baret e kafenetë si dhe do të lejojë pesë persona të rrinë bashkë me njëri-tjetrin. Do të lejohet edhe mbajtja e ceremonive martesore, por jo me më shumë se 10 të ftuar apo funeralet me jo më shumë se 20 pjesëmarrës.



