
Australianët gozhdojnë kryeministrin, vizitoi familjen gjatë “lock down”
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, gjatë fundjavës ka realizuar një udhëtim në New South Wales për të parë familjen e tij me rastin një feste kombëtare. Ky udhëtim është bërë shkak i një reagimi te ashpër nga ana e popullsisë se vendit te cilëve nuk i’u kishe dhënë e drejta për t’i vizituar te afërmit e tyre shkaku i masave te rrepta kundër Covid-19.
Australianët në rrjetin social “Twitter” kanë kritikuar veprimet e Morrison, me komente si “Një rregull për të gjithë baballarët e tjerë të ndarë nga mbyllja e kufirit dhe një rregull për Kryeministrin” dhe “Çfarë turpi i një udhëheqësi”, shkruan “NYT”.
Gjithsesi Morrisoni në një deklaratë për “Sky News” kishte vazhduar ta mbronte udhëtimin duke theksuar se kishte vepruar brenda rregullave, dhe se politikaneve nuk u kërkohej të karantinohenin për 14 ditë.
Kjo nuk ishte hera e parë për kryeministrin australian qe kishte marrë udhëtime ne kohë të vështira për shtetin. Në vitin 2019, Morrisoni është përballur me reagime të ashpra pasi kishte shkuar në një udhëtim familjar në Havai, ndërsa Australia u përfshi nga flakët. Morrisoni kishte ndërprerë pushimet e tij menjëherë pasi ishte përhapur lajmi.
Tashmë më shumë se gjysma e popullsisë së Australisë është nën bllokim pasi shpërthimit të variantit “Delta”.