Australianët i drejtohen kutive të votimit me rroba plazhi. Pamjet bëhet virale në rrjet (Foto)

03 maj 2025 | 23:16

Disa foto që kanë qarkulluar në interenet, ku tregojnë australianët duke votuar, por të veshur vetëm me rroba baje kanë bërë xhiro në rrjet. Sipas mediave të huaja kjo ka ndodhur në qendrat e votimit të vendosura në plazhet australiane për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Anthony Albanese i Partisë Laburista, kryeministri i Australisë, fitoi zgjedhjet me një shumicë dërrmuese votash. Numërimi zyrtar i votave nuk do të përfundojë për ditë të tëra, por qeveria e qendrës së majtë e Albanese, kryeministrit me origjinë të largët arbëreshe pritet të rrisë ndjeshëm shumicën e saj pasi koalicioni Liberal-Nacional pësoi një humbje të thellë në të gjithë vendin.

“Sot, populli australian ka votuar për vlerat australiane: për drejtësi, aspiratë dhe mundësi për të gjithë; për forcën për të treguar guxim në vështirësi dhe mirësi ndaj atyre që janë në nevojë”, tha Albanese.

Ndërsa udhëheqësi i koalicionit Peter Dutton, deklaroi se pranonte përgjegjësinë e plotë për humbjen e partisë së tij dhe u kërkoi falje deputetëve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sunny Hill Festival zbulon artisten e parë të nivelit botëror…