Austria do t’i përkrah institucionet e sigurisë në Kosovë

13 nëntor 2018 | 13:55

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur të martën në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa e ka njoftuar ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB-ja.

Mustafa ka thënë se janë duke punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

Ndërsa, ambasadori Gernot Pfandler, ka theksuar se Qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.

Në fund të takimit ministri Mustafa e ka falënderuar ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe ka kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…