Autobusët e trafikut urban sot duken kështu

18 maj 2020 | 10:46

Ka nisur sot faza e dytë e masave lehtësuese. Përveç që është rritur lëvizja e lirë e qytetarëve, nga 4 orë në ditë, me mundësi daljeje 2 orë paradite dhe 2 pasdite, kanë nisur veprimtarinë edhe disa biznese. Edhe trafiku urban e ndërurban e nisi sot punë, por me masa.

Udhëtarët dhe punëtorët e trafikut urban janë pajisur me maska e doreza, kurse brenda autobusit nuk lejohen më shumë se 20 pasagjerë. Brenda tyre janë vendosur edhe shiritat për të mbajtur distancën sociale. Por, jo të gjithë kanë të drejtë të udhëtojnë me këta autobus, vetëm ata që kanë leje specifike të punës me leje nga institucionet gjegjëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit…