
Autobusi digjet gjatë lëvizjes në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”
05 tetor 2025
| 18:11
Një autobus është përfshirë nga flakët sot pasdite rreth orës 16:16 në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai bëri të ditur se autobusi ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”, ka thënë Bytyqi për telegrafi.
Ai ka shtuar se sipas të dhënave fillestare si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi.