Autobusi me emigrantë përplaset me një kamion, humbin jetën 71 persona në Afganistan

20 gusht 2025 | 08:09

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën të martën mbrëma në një aksident automobilistik në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit, raporton agjencia “Reuters”.

Në mesin e viktimave janë 17 fëmijë. Një autobus me emigrantë të deportuar u përfshi nga zjarri pasi u përplas me një kamion dhe një motoçikletë, ka thënë zëdhënësi i qeverisë rajonale Ahmadullah Muttaqi.

Ai ka shpërndarë një video në rrjete sociale.

“Zjarrfikësit arritën shpejt, por për fat të keq, nuk arritën t’i shpëtojnë viktimat”, tha Muttaqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë…