Autokracia vjen me një votë të dhënë nga frika ose mashtrimi

27 korrik 2025 | 12:42

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës 

A e keni më të qartë tani pse po i kërkonte Albin Kurti 500 mijë vota?

I kërkonte dhe do t’i kërkojë sërish 500K vota vetëm për nënshtrim, jo për demokraci.

Kur një qytetar arrestohet pse ka guxuar ta quajë një eksponente të qeverisë “hajn”, kjo nuk është demokraci – është autokraci.

Dhe kur kryeministri i vendit deklaron se i duhen 500 mijë vota, nuk është thjesht kërkesë për legjitimitet. Është kërkesë për dorëzim. Për nënshtrim. Për gojëmbyllje.

Albin Kurti po kërkon pushtet absolut. Prandaj sabotimi në Kuvend, prandaj stagnimi në vend.

500 mijë vota për një pushtet që nuk e do punën, nuk ia di rendin shtetit. 500 mijë për ta betonuar një pushtet që nuk e duron kritikën, që arreston qytetarët për deklarime verbale në rrugë.

Dikur ishte ndryshe. Dikur Albini mbahej për luftëtar për fjalën e lirë, sot, është ai që urdhëron prangat ndaj atyre që guxojnë të flasin.

Ky është rreziku që po vjen:
Sot arrestohen ata që e quajnë pushtetin “hajn”. Nesër do të ndëshkohen ata që e quajnë “autokrat”. Pasnesër do të mbyllen mediat “për sigurinë kombëtare”. Autokracia nuk vjen me tanke, autokracia vjen me një votë të dhënë nga frika ose mashtrimi.

Albini është për një Kosovë ku qytetarët heshtin nga frika, ku eksponentët e pushtetit të tij guxojnë të vjedhin por qytetarët nuk guxojnë t’i quajnë hajna, ku fjala e lirë matet me kallëzim penal dhe ku opozita shihet si armik i popullit.

Duhet thënë qartë: Qytetari që e quan qeverinë “hajn” nuk është kriminel. Ai është themeli i demokracisë. Nëse ky pushtet nuk e kupton këtë, atëherë problemi nuk janë qytetarët. Problemi është pushteti.

Dhe nëse sot heshtim, nesër do të jetë vonë.

Hapni sytë. Fort.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret…