Automjeti futet mes turmës në Los Angeles, rreth 30 persona të lënduar, 5 në gjendje kritike

19 korrik 2025 | 17:24

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin Santa Monica, në Los Angeles, ku një automjet ka hyrë në një turmë kalimtarësh, duke lënë të paktën 30 persona të plagosur, prej të cilëve pesë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, vetëm pak metra larg Hollywood-it, duke shkaktuar panik dhe kaos mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodheshin aty.

Sipas njoftimit zyrtar të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit (LAFD), ekipet e emergjencës kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, duke ofruar ndihmë të shpejtë mjekësore dhe transportuar të plagosurit në spitalet e afërta.

Policia e Los Angelesit ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident tragjik apo një veprim të qëllimshëm. Dëshmitarët raportojnë për skena kaotike dhe përpjekje nga kalimtarët për të ndihmuar të plagosurit para mbërritjes së autoriteteve.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në qytet dhe më gjerë, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë informacion të mëtejshëm gjatë orëve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se…