Autori i emisionit ‘Bujku’ lajmërohet nga QKUK-ja: Për 12 orë vdiqën dy persona që i kisha në dhomë

15 prill 2021 | 15:54

Gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe autori i emisionit “Bujku”, Ilir Binakaj, ka publikuar një fotografi nga Klinika e Mushkërive në QKUK,  ku është duke u trajtuar për t’u shëruar nga Covid-19.

Binakaj ka bërë me dije se në dhomën ku është duke qëndruar,  brenda 12 orëve kanë vdekur dy persona me Covid.

Ai ka thënë se Covidi nuk duhet të injorohet, derisa ka bërë thirrje që kjo situatë të tejkalohet me syçeltësi.

“Të nderuar miq, në dhomën ku jam i shtrirë me 4 shtretër, në Kliniken e Mushkërive në qark jo më gjatë se 12 orë ndërruan jetë dy pacientë. Kjo që u tha tregon situatën e rëndë në të cilën po kalojmë. Ju lutëm mos e injoroni virusin. Me kujdes e syçeltësi e pa panik e kalojmë….” , ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e Biden ka njoftuar të enjten për dëbimin e…