Autori përmes shpalosjes së tregimeve depërton thellë në receptorët e njeriut duke përçuar dhimbjen e plagëve nga protagonistët tek lexuesi

28 shtator 2023 | 14:37

Eskadronët e Vdekjes – Recension

Dr. Sc. Salihe Salihu

Romani Eskadronët e Vdekjes – është një trajtesë e zhanrit letrar ku autori Bardhyl Mahmuti përmes mjeteve artistike përshkruan realitetin e vuajtjeve të popullit shqiptar të shkaktuar nga politika gjenocidale e Serbisë. Autori në mënyrë të përkryer arrin të përshkruaj planifikimi dhe kryerjen e akteve mizore të Serbisë  kundër shqiptarëve. Me shkathtësi autori përmes shpalosjes së tregimeve depërton thellë në receptorët e njeriut duke përçuar dhimbjen e plagëve nga protagonistët tek lexuesi.

Në librin e autorit Mahmuti përmes prova faktike për lidhshmërinë direkt të udhëheqësisë serbe në kryerjen dhe zbatimin e politikës gjenocidale gjejmë gjithashtu edhe planifikimin për zhdukjen e këtyre dëshmive.

Serbia e beretë kuqeve apo e eskadronëve të vdekjes ishin në gjendje të kryenin vepra më monsturoze në fundshekullin e XX-të. Serbia e beretë kuqeve kishte ndërtuar sistem strukturor të shtrirë në sfondin e një strategji politiko-ushtarake gjenocidale që prodhonte frikë, tortura mizore e vrasje makabre jo vetëm kundër shqiptarëve por kundër të gjithë atyre njerëzve që ishin kundër zbatimit të politikës së tyre gjenocidale që zbatohej mbi shqiptarët. Kordoni i kësaj strukture kishte kërthizën në piramidën më të lartë shtetërore, në kupolën e udhëheqjes së shtetit të cilët kishin ndërmarrë të gjitha masat, duke përdorur të gjitha mjetet për të arritur qëllimin për zgjidhjen finale të çështjes shqiptare në Kosovë.

Shteti kishte përgatitë struktura dhe planifikime strategjike për realizimin e qëllimit për ta shfarosë popullin shqiptarë nga trojet e tyre. Metodat dhe mënyrat më barbare që janë ushtruar gjatë kryerjes së gjenocidit në Kosovë në vitet 1998-1999 janë ndriçuar në romanin e Bardhyl Mahmutit. Romani vërtetë sjell dëshmi që kanë një përmbajtje trishtuese dhe jashtëzakonisht të dhimbshme por njëkohësisht sjell edhe një shpresë se krimi gjenociadal i kryer nuk heshtet por ndricohet dhe merrë ndëshkim nga bota demokratike.

Eshtë shumë e rëndësishme të theksohet se autori në mënyrë të përzgjedhur fillon shkrimin romanit me një anologji të gjenocidit nazisit mbi hebrenjtë dhe e përfundon romanin me një volum mbi 500 faqe po ashtu me një anologji. Autori me mprehtësi tërheq paralelizëm anologjikë krahasues mes nazistëve mbi hebrenjët me atë serbëve mbi shqiptarët. Përmes tërheqjes së kësaj anologji autori e bënë më të kuptueshme konceptin e politikës gjenocidale duke paraqitur ngjashmëritë e bishave të egra të Einstasgruppen të nazistëve dhe Eskdronëve të Vdekjes që kishin qëllim shfarosjen e popullit hebrej respektivisht të popullit shqiptar.

Në roman përmblidhet metodologjia gjenocidale e ngulitur në mentalitetin e udhëheqësve serb që fillon nga shtrembërimi i së vërtetës .Dhe vërtetë në shkollat e psikologjisë është vërtetuar fuqishëm se çdo mendje kriminale  ka nismën e vet duke filluar me strukturimin e gënjeshtërtve. E mësimi për të gënjyer e për të  përgënjeshtruar të vërtetat është ushqyer brezë pas brezi nga udhëheqësit serb tek populli i tyre. Gënjeshtra është ushqim për udhëheqësit serb, e sipas Dobrica Qosiqit, ish presidentit të Serbisë për vitin 1992-1993, gënjeshtra duhej të konsiderohej si nevojë biologjike e psikologjike, kombëtare e politike për të dëshmuar intelegjencën. Dhe fatkeqësisht, kjo praktikë e shkollës së gënjeshtërtve tek udhëheqësit e Serbisë është ende duke vazhduar dhe me çdo çmim përpiqet ta fsheh të vërtetën e njohur botërisht për kryerjen e gjenocidit serb mbi shqiptarët në Kosovë.

Metodë më të rafinuar për të ushqyer mendjen kriminale është nxitja e urrejtjes. Me qëllim të mbjelljes së urrejtjes mes popullit shqiptar e serb, sic është rasti në kafen Panda – ku njësia speciale kishte varë 6 të rijnë serb dhe akuzonte shqiptarët për këtë masakër me qëllim që ti atribuonte shqiptarëve vepra terroriste.  Duke përdorur rastin e Pandës arriti kreu i Serbisë që të mobilizon serbët e malazezët që të luftonin kundër shqiptarëve. Me të njëjtin qëllim udhëheqja e Serbisë kishte financuar botimin e një libër mbi 1000 faqe me përmbajtje anti-shqiptare dhe shqiptarëve ju m’veshin vepra terroriste. Ky libër ishte përkthyer në shumë gjuhë të huaja botërore dhe shpërndahej me synim të përligjës së veprimeve të tyre gjenocidale të kryera në Kosovë. Jo vetëm gjatë luftës por edhe pas luftës së Kosovës vazhdonte të mbjellë urrejtja masive ndaj çdo gjëje shqiptare. Këtë ndjellje të urrejtjes e lexojmë te shprehjet pezhorative ndaj qenies shqiptare që Mahmuti e gjen tek përshkrimet me titujt bombastik në media duke e përdorur nofkën Shqiptar, të kryekriminelit të klanit të Zemunit, që emrin e vërtet e kishte Dushan Spasojevic.

Në roman zbardhen metodat që  qeveria e Serbisë përdor për  burgimi dhe zhdukjen e së vërtetës. Çdo tentim që është bërë për të nxjerrë të vërtetën mbi Kosovë është paguar me çmim të lartë – me çmimin e jetës, me një vdekje që nxjerrët shpirti përmes torturave mizore. Në mesin e shumë mizorive përshkruhet edhe mizoria e protagonistit të librit Mifi L., gazetari me përkatësi serbe i cili demaskon fytyrën e vërtetë të regjimit gjeocidale serb. Tentativa e Mifi për të ndriçuar gjenocidin në Kosovë ishte motivuar nga rrëfimet që Mifi kishte dëgjuar nga njerëz që kishin qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejt  të ngjarjeve kur ishin kryer krimet gjenocidale në Kosovë. Këto rrëfime Mifi i kishte bërë publike në media të huaja dhe tregimet ishin më të llahtarshme se sa mund të imagjinonte ndonjë njeri. Në rrëfime tregohej për vrasjet, dhunimet, copëtimin e trupave të njerëzve deri në vdekjen e tyre, djegiet e trupave të njerëzve të të gjitha moshave. Krimi gjenocidal i serbëve ka tejkaluar përmasat e krimeve naziste me faktin se serbët kanë shkuar më tej në shkallën e kryerjes së krimit gjenocidal duke u zbavitur me trupat e shqiptarëve. Kriminielët serb trupat e shqiptarëve jo vetëm që i kanë zierë  por kanë bërë eksperiment për përdorimin e kockave të shqiptarëve si llamba elektrike.

Në roman përveç trishtimit e dhembjes nga rrëfimet e krimeve gjenocidale të serbëve mbi shqiptarët nëpër rreshta e gjejmë të spikatur edhe heroizmin e shqiptarëve të burgosur, në mesin e tyre edhe figura me emra real të burgosurve shqiptarë, si Bajrushi, Naiti, Sadiku e shumë të tjerë.

Me elegancë artistike paraqiten bisedat mes protagonistit kryesor Mifit me personazhet shqiptare që janë të burgosur duke pasqyruar ngjarjet e torturave mizore që përjetuan të burgosurit shqiptar dhe të mbijetuarit e masakrës së burgut të Dubravës me 117 vdekur e mbi 400 të plagosur.

Në fund fare mund të them se romani i Mahmutit nxjerrë historinë tragjike të popullit shqiptar gjatë periudhës së luftës së fundit, vitet 1998-1999, të shkaktuar nga përdorimi i politikës gjenocidale të Serbisë në Kosovë si dhe politikës së tyre për heshtjen dhe shfarosjen e dëshmive mbi gjenocidin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist…