Autoritetet deklarojnë dëmin nga grabitja në Louvre, u vodhën 88 milionë euro bizhuteri

22 tetor 2025 | 08:06

Bizhuteritë e vjedhura nga Muzeu i Luvrit në Paris, gjatë një grabitjeje të guximshme në mes të ditës kanë vlerën e 88 milionë eurove sipas asaj që njoftoi prokurorja publike e kryeqtyetit Francez.

Laure Beccuau  (Lor Bek-ju) deklaroi për radion RTL se shifra ishte “e jashtëzakonshme”, por theksoi se humbja më e madhe lidhej me trashëgiminë historike të Francës. Ndër sendet e vjedhura ishin kurora mbretërore dhe bizhuteri të dhuruara nga dy Napoleonë për bashkëshortet e tyre.

4 grabitësve, të pajisur me mjete elektrike prerëse, iu deshën më pak se tetë minuta për të marrë bizhuteritë, menjëherë pasi muzeu më i vizituar në botë hapi dyert të dielën në mëngjes.

Më shumë se dy ditë pas grabitjes, autoritetet ende nuk kanë arritur të kapin grabitësit, ndërsa ekspertët druhen se bizhuteritë tashmë mund të jenë zhdukur përgjithmonë.

Beccuau shprehu shpresën se publikimi i vlerës së bizhuterive mund t’i bëjë grabitësit të mendojnë dy herë përpara se t’i shkatërrojnë. Ajo shtoi se autorët “nuk do të përfitonin shumën e plotë” nëse do të kishin “idenë e keqe për t’i shkrirë këto bizhuteri”. Sendet e marra, të përshkruara më parë si me “vlerë të paçmueshme”, përfshijnë një gjerdan me diamant dhe smerald që perandori Napoleon Bonaparte i kishte dhuruar bashkëshortes së tij, një gjerdan të perandoreshës Eugenie, bashkëshortes së Napoleonit III, dhe disa pjesë që dikur i përkisnin mbretëreshës Marie-Amelie.

Hetuesit gjetën një kurorë të dëmtuar që dikur i përkiste perandoreshës Eugenie në itinerarin e arratisjes së grabitësve – e cila me sa duket iu kishte rene teksa largoheshin me nxitim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një…