AUV-i asgjëson rreth 8 mijë produkte ushqimore për fëmijë

20 shkurt 2026 | 11:45

Prishtinë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se në bashkëpunim me kompaninë “UNION shpk”  ka asgjësuar 7 998 copë produkte ushqimore për fëmijë, me peshë totale prej 4 130.80 kilogramë, të markave “Aptamil” dhe “Nutricia Bebelac”.

Sasia e asgjësuar është përzgjedhur sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF). “Ne jemi duke verifikuar dhe gjurmuar nëse ndonjë sasi e këtyre produkteve ka mbetur ende në treg, për të garantuar që konsumatorët të mos ekspozohen ndaj rrezikut”, ka njoftuar AUV-i.

Agjencia ka theksuar e mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese. “Qëllimi ynë kryesor është garantimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës. Ky veprim vjen si pjesë e angazhimit institucional për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë produktet ushqimore të skaduara ose të pasigurta për fëmijët”, ka njoftuar AUV-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri dhe deputetja…