AUV-i izolon 15 kilogramë djathë mozzarella

09 janar 2026 | 11:08

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka izoluar 15 kilogramë djathë “Mozzarella Bufalo”, të prodhuar nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, i dyshuar për praninë e mundshme të aflatoksinës M1.

Ky produkt, bazuar në njoftimin e AUV-it, është prodhuar nga kompania Caseificio Coop “La Contadina” në Itali dhe importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe dhe së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit të këtij produkti, transmeton Klankosova.tv.

“Ky veprim ndërmerret me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të siguruar respektimin e standardeve të cilësisë ushqimore”.

“Edhe pse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po ballafaqohet me një mungesë të inspektorëve, ajo mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor. AUV-ja vazhdon të zbatojë masa parandaluese dhe kontrolluese për të garantuar që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt, të shëndetshëm”, ka njoftuar AUV-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zbuluar mbetje mortore në Gjakovë, të cilat dyshohet se…