AUV-i konfirmon se qumështi ‘Aptamil’ është i sigurt për përdorim

25 dhjetor 2025 | 13:01

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar qumështi “Aptamil” është i sigurt për përdorim.

AUV-i bërë me dije se pas njoftimit të publikuar më herët për ndalimin e produktit “Aptamil AR 1”, janë kryer ritestime shtesë dhe është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore. Produkti” Aptamil AR 1” është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik”, ka njoftuar AUV-i .

Një lloj i caktuar i qumështit për foshnja “Aptamil AR1” që tërhequr nga tregu pas një njoftimi nga autoritetet e Bashkimit Evropian për prani të një bakterie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…