AUV-i ndalon veprimtarinë e Ortopedisë në QKUK: Nuk i plotëson kushtet teknike sanitare dhe higjienike

04 nëntor 2022 | 18:33

njoftuar se bazuar në të gjeturat e ekipit inspektues është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i veprimtarisë së bllokut operativë në Klinikën e Ortopedisë.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi ka thënë për KosovaPress, se pas pranimit të aplikimit për pëlqim sanitarë të SHSKUK-së Klinikës se Ortopedisë, është caktuar një ekip inspektues për kontroll të aspekteve teknike sanitare-higjienike dhe bazuar në të gjeturat e ekipit inspektues është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i veprimtarisë së bllokut operativë në Klinikën e Ortopedisë.

“Bazuar në ligjin e inspektoratit sanitarë dhe ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, mandatit të inspektoratit nuk janë plotësuar kushtet ligjore për lejim të veprimtarisë sipas kërkesës që është paraqitur. Hapësirat e këtij blloku operativ nuk i plotëson kushtet teknike sanitare dhe higjienike për ushtrim të veprimtarisë si sall operative. Korridori që lidhë bllokun operativë me dhomat është punuar nga materiali qe nuk është higjienik. Disa nga pajisjet janë të vjetruara-dëmtuara dhe koroduara. Dyshemeja është pjesërisht e dëmtuar. Ka mungesë të ujit të ngrohtë rrjedhës. DDD nuk është kryer në të gjitha hapësirat. Nuk ka qen i mirë pastrim gjeneral, i cili do të mundësonte nivel të mirë higjienikë. Për të gjitha këto të gjeturat është njoftuar drejtori i kësaj klinike, i cili njëkohësisht është informuar me ndryshimet të cilat duhet të bëhen për t’u arritur niveli i plotësimit të kushteve për lëshim të serishëm në punë”, ka thënë ai.

Sipas Lamir Thaçit, trupa inspektuese sot menjëherë ka parë angazhimin për intervenim në rregullim të mangësive për shkak të rëndësisë që ka kjo hapësire për marrje të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve.

Ai shtoi se gjatë gjithë kohës do ta mbajmë në monitorim përmirësimin e kushteve dhe në momentin që vlerësohet plotësimi i tyre do të bëhet riinspektimi për dhënie të pëlqimit dhe lejim të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Luzha Stublla e Epërme është njëri nga fshatrat më…