AUV-i shfuqizon ndalesën e importit të kafshëve të gjalla nga Hungaria me përjashtim të dy zonave

28 korrik 2025 | 14:00

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shfuqizuar ndalesën për importin e kafshëve të gjalla dy thundrake (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre nga Hungaria, përjashtuar zonat administrative Kisbajecs dhe Gyor-Moson-Sopron.

AUV-i ka njoftuar se ky vendim është marrë më 25 korrik 2025, në përputhje me Ligjin e veterinarisë dhe pas vlerësimeve të fundit nga organizatat evropiane për shëndetin e kafshëve mbi situatën epidemiologjike të sëmundjes “Afta Epizootike”.

Sipas AUV-it ky ndryshim i masës kufizuese është në linjë me vendimet e shteteve të tjera dhe vjen si rezultat i mosregjistrimit të asnjë rasti të dyshuar në Kosovë.

“Falë vendimeve dhe veprimeve profesionale të menjëhershme të AUV-së, në koordinim me vendet tjera. Kosova e kaloi situatën me sukses, duke mos regjistruar asnjë rast të dyshuar për prezencë të sëmundjes ‘Afta Epizootike’ ne vend. Jemi të përkushtuar me angazhim të plotë, ti dalim në ballë secilës situatë për të ruajtur shëndetin veterinar në vend. Duke mbrojtur ekonomit e fermerëve dhe ekonominë shtetërore. Falë masave të vendosura, mbikëqyrjes se zbatimit në përpikëri nga organet shtetërore qe punojnë në kufij MIK. Sot po ndodh lehtësimi i kufizimit për qarkullim të mallrave mes dy vendeve. Gjithmonë duke respektuar protokollet veterinare”, ka njoftuar AUV-i.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti legjendar i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku është larguar nga ky…