AUV-i tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje ‘Aptamil’

26 janar 2026 | 12:01

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka tërhequr nga tregu produktin ushqimor për foshnje “Aptamil” për shkak të pranisë së substancës “cereulide”.

AUV -i u ka bërë thirrje konsumatorëve që posedojnë këtë produkt të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.

“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, ‘Aptamil AR 2’ – formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. prodhuar nga ‘Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone)’, importues në Kosovë: ‘UNION SH.P.K.’, Vushtrri”, ka njoftuar AUV-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu,…