Avdullah Hoti si kryeministër, e nis me homazhe te varri i Rugovës

04 qershor 2020 | 09:44

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit. Pas marrjes së detyrës, vizita e parë e tij do të jetë te varri i Ibrahim Rugovës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ZKM-ja ka bërë me dije se pas homazheve te varri i Rugovës, Hoti do të bëj homazhe edhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kryeministri do të vizitojë edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndryshe, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës dje është zgjedhur kryeministër nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim. Nga radhët e LDK-së është votuar nga 25 deputet, nga AAK-ja, 12 deputet, Nisma, 6 dhe minoritetet.

Hoti u zgjodh kryeministër pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur ceremonia e marrjes së detyrës nga kryeministri i…