
Avdullahu e Hoxha: Jemi gati ta lëmë zemrën në fushë për Kosovën
Dy futbollistët e rinj të Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, kanë dhënë mesazhe të forta emocionale pas bashkimit me “Dardanët”, duke shprehur përkushtim dhe krenari për fanellën e Kosovës.
Ata kanë thënë se ndihen krenarë që përfaqësojnë Kosovën dhe se janë të gatshëm ta lënë zemrën në fushë për Dardanët.
“Unë jam Leon Avdullahu, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Zemra më ka thënë ta përfaqësoj vendim tim, Kosovën. Për vendim tim zemrën në fushë e lë. Forca Kosova”, ka thënë Avdullahu.
Veldin Hoxha e cilësoi thirrjen në Kombëtaren e Kosovës si një nder dhe krenari të veçantë, duke theksuar se përfaqësimi i vendit është privilegji më i madh për një futbollist.
“Unë jam Veldin Hoxha, lojtar i ri i Kombëtares së Kosovës. Është nder ta përfaqësoj vendim tim, Kosovën. Forca Kosova”, ka thënë Hoxha.
Kosova nis kualifikimet për Botëror më 5 shtator si mysafir i Zvicrës.