Avdullahu zbarkon në Prishtinë: Kosova zgjedhje zemre, shpresojmë të fitojmë ndaj Zvicrës

01 shtator 2025 | 11:25

Futbollisti Leon Avdullahu ka zbarkuar në Prishtinë, ku do të nis grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës. Në Aeroportin “Adem Jashari” për ta pritur atë kishte dalë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi

Mesfushori kosovar që luan te Hoffenheim në Bundesliga është shprehur shumë i lumtur që ka marrë vendim për ta refuzuar Zvicrën dhe ta zgjedh Kombëtaren e Kosovës.

“Jam shumë i kënaqur, e kam marrë vendimin me zemër dhe jam shumë i lumtur që e kam marrë këtë vendim dhe shpresoj të arrij gjëra të mëdha me Kosovën. Më ka pëlqyer edhe projekti sportiv dhe për këtë e kam pasur më të lehtë të vendosi. Personalisht nuk i njoh lojtarët e Kosovës, veç Fisnikun (Asllanin), ata të tjerët jo”, ka thënë Avdullahu.

Avdullahu shpreson në fitore ndaj Zvicrës dhe se do të jap maksimumin me fanellën dardane.

“Shpresojmë që të fitojmë, që ta bëjmë një lojë të mirë. E dimë që Zvicra është favorite, por edhe ne e kemi ekipin e mirë, kështu që do të jetë një lojë e fortë. Do ta jap çdo herë maksimumin për Kosovën. Ishte një zgjedhje e zemrës, edhe më bindi projekti”, ka pohuar Avdullahu.

Krejt në fund mesfushorin dardan tha se shpreson që edhe Albian Hajdari të vije te Kosova. “Shpresoj që edhe Albiani (Hajdari) të vijë te Kosova, por ai do të vendosë vetë. Sa i përket kualifikimit, çdo gjë është e mundur, jam optimist dhe pozitiv çdo herë”, ka pohuar Avdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka…