AVENTURA DHE SPORTET MALORE ZBARKOJNË NË PRISHTINË

15 shtator 2020 | 15:47

NFF Kosovo është festival i filmit për sportet malore dhe aventurën në natyrë, që vjen në Prishtinë nga BANFF Centre Mountain Film Festival në Kanada për të shfaqur një përzgjedhje filmash që kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, aventurën në natyrë dhe avanturistët më të mëdhenjë të natyrës në botë.

Në edicionin e parë në Prishtinë, BANFF Kosovo shfaqë një program prej 16 filmash të shkurtër të ndarë në RED dhe BLUE Programme, që do të shfaqen përgjatë dy ditëvë, me 7 dhe 8 Tetor në Kino Armata në Prishtinë.

Drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala është shprehur: Ky program dy-ditor i filmave  ka për qëllim të sjellë shpirtin e aventurës në natyrë, t’i familjarizojë Prishtinasit me sportet ekstreme në botë dhe t’i inspirojë ata të kalojnë më shumë kohë në natyrë, ta ruajnë atë dhe ta bëjnë pjesë të aventurave të tyre jetësore’ (ose keshtu diçka)

RED Programme që shfaqet me 7 Tetor, hapë festivalin me një përmbajtje filmash ku trajtohet çiklizmi malor, vrapimi, surfi, skijimi dhe aventura në terrenet më sfiduese në botë.

Me 8 Tetor në BLUE Programme shfaqen një përgjedhje tjetër prej 8 filmash, mes tyre filmi ‘A Nordic Skater’ që trajton patinazhin skandinav, si dhe nje mori filmash tjerë që fokusohen në përpjeket njërzore për të arritur në fusha të ndryshme të sporteve ekstreme.

Të 16 filmat që do të shfaqen në Prishtinë janë produksione të vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë Kanadanë, Amerikën, vende te ndryshme Skandinave, Letoninë, Afrikën e Jugut, Francën, Austrinë dhe vende tjera nga mbarë bota.

BANFF Mountain Film Festival organizohet në BANFF (Alberta) të Kanadasë cdo vit që nga viti 1976. Kur festivali në Kanada përfundojë, një përzgjedhje e filmave më të mirë përgaditet për tu shfaqur në 40 vende të ndryshme, para më shumë se 600 mijë shikuesve në 1200 shfaqje unike filmash në botë. Prishtina është për herë të parë nikoqire e këtij festivali në rajon.

Kjo ngjarje që kategorizohet si ngjarje e kulturës, artit, sportit dhe aventurës, organizohet nga Banff Mountain Film Festival Kosovo dhe mundësohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ambasada Kanadeze në Kroaci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesim për Marash Kumbullën që një kohë të gjatë ka…