
Avionët luftarakë të SHBA-ve po fluturojnë mbi Kabul, kjo është arsyeja
Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë fluturuar mbi Kabul sot për të ofruar siguri për operacionet e evakuimit.
Kështu u bë e ditur nga Pentagoni të enjtën e 19 gushtit.
Zëdhënësi John Kirby, tha se avionët kanë kryer operacione mbikqyrëse.
“Avionët e armatosur nuk kanë kryer “fluturime të ulëta” mbi qytet, por kanë kryer operacione “mbikëqyrëse”.
Në anën tjetër gjeneralmajor i ushtrisë amerikane William Taylor, tha se deri më tani janë evakuuar rreth 7 mijë persona.
Taylor tha se më shumë se 5 mijë e 200 trupa janë vendosur në Aeroportin e Kabulit dhe po ndihmojnë në procesin e evakuimit.
“Dhjetëra porta të aeroportit në Kabul tani janë të hapura dhe deri më tani, rreth 7.000 persona janë evakuuar.Ushtria ka më shumë se 5.200 trupa në aeroportin e Kabulit, që po ndihmojnë në procesin e evakuimit”, shkruan Reuters përcjell Klankosova.tv.